Ish-“gardiani” i Inter zbulon lëvizjen e bujshme në merkato: Benzema mund të mbërrij në “Meazza”

Ish-“gardiani” i Inter zbulon lëvizjen e bujshme në merkato: Benzema mund të mbërrij në “Meazza”

Gjatë merkatos së verës, që sapo lamë pas, “bomberi” francez, Karim Benzema la “Galaktikët” e Real Madrid, për një “aventurë” të re, larg Evropës e më konkretisht, te “gjigantët” arabë, të Al-Ittihad, mirëpo duke se “aventura” ka shkuar tmerrësisht keq dhe ish-fituesi i “Topit të Artë” është pranë rikthimit, në “Kontinentin e Vjetër”.

Të shumta kanë qenë aludimet për skuadrën e re të Benzema, ku një prej “pistave” të shumta është edhe rikthimi te “Los Blancos”, mirëpo ish-“gardani” francez, Sebastien Frey ka bërë një deklaratë shokuese, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se në rast largimi të Alexis Sanchez, nga “Zikaltërit” e Inter këta të fundit mund të nënshkruajnë me “bomberin” legjendar.

“Benzema ka mosmarrëveshje me Al-Ittihad dhe për këtë arsye ai mund të nxirret në merkato që tani në janar. Kam lexuar dhe dëgjuar që Marotta nuk e ka pohuar një afrim të francezit, por njëkohësisht as nuk e ka mohuar diçka të tillë. Prioriteti është largimi i Sanchez dhe nëse kjo gjë ndodh Inter mund të kthehet nga Benzema”, u shpreh ish-poriteri i ngjyrave “Zikaltër”.

Share This