Isaiah Manderson, blerja e radhës e Trepçës

Isaiah Manderson, blerja e radhës e Trepçës

KB Trepça ka bërë një tjetër transferim të madh.

Pak ditë para fillimit të sezonit në elitën e basketbollit tonë, ‘Minatorët’ kanë transferuar Isaiah Manderson.

Manderson, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Rahovecit, në edicionin e ri të garave, do të vesh fanellën e mitrovicasve të cilët pak ditë më parë fituan Superkupën e Kosovës.

Mandersoni tashmë është prezantuar tek Trepça duke nënshkruar kontratën për edicionin 2023/24.

Ai është i gjatë 208 centimetra derisa në 10 ndeshje të luajtura me fanellën e Rahovecit, kishte një mesatare prej 13 pikëve dhe 8 kërcimeve për ndeshje.

Share This