Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior dhe jugor, si dhe në zonën e Jerusalemit, ndërsa qytetarëve u është dhënë udhëzim të qëndrojnë në strehimore deri në njoftim të mëtejshëm.

Raportet fillestare tregojnë se ka të lënduar, ndërsa dëmet janë të shumta.

Ministria e Jashtme e Izraelit bëri me dije se një raketë iraniane ka goditur Spitalin Soroka në Beersheba duke lënë katër persona të plagosur.

Një zëdhënës i spitalit tha se : “Spitali u dëmtua dhe u shkaktuan dëme të shumta në zona të ndryshme. Aktualisht po vlerësojmë dëmet, përfshirë edhe lëndimet. I kërkojmë publikut të mos vijë në spital në këtë kohë.”

Spitali Soroka është spitali më i madh në Izraelin jugor, që strehon një milion pacientë.

Me një deklaratë, spitali ka njoftuar njerëzit që të mos paraqiten në ambientet e tij për shkak të rrezikut që u kanoset prej raketave dhe dëmeve të shumta që ka pësuar.

Spitali ka mbi 1,000 shtretër dhe ofron shërbime për afërsisht 1 milion banorë të jugut të Izraelit, sipas faqes së internetit të spitalit.

Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi erdhi ndërsa Izraeli sulmoi reaktorin e ujit të rëndë në Arak të Iranit.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar njerëzit të evakuohen nga zona përreth reaktorit të ujit të rëndë në qytetin iranian Arak. Paralajmërimi u bë në një postim në mediat sociale dhe përfshinte një imazh satelitor të uzinës në një rreth të kuq. /rtsh/

Share This