
Irani shkeli armëpushimi, ministri i Mbrojtjes: Do t’i përgjigjemi me forcë
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se Izraeli “do t’i përgjigjet me forcë” Irani pas shkeljes së armëpushimit nga ky i fundit.
Armëpushimi që kishte hyrë në fuqi dhe ishte shpallur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump u shkel pasi Irani sulmoi me raketa balistike Izraelin, ndërsa ky i fundit është përgjigjur se do të “vazhdojë operacionin intensiv për të goditur” Teheranin.
“Kam udhëzuar IDF-në (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) në koordinim me kryeministrin që të vazhdojnë operacionin intensiv për të goditur Teheranin dhe për të penguar objektivat e regjimit dhe infrastrukturën terroriste në Teheran”, tha ai.
Një prej zyrtarëve të IDF-së tha se ushtria izraelite kapi dy raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.
Ushtria izraelite u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.
Detajet e lëshimit të raketës së raportuar janë ende të paqarta, ndërsa Irani nuk e ka konfirmuar sulmin.
Kjo sulm vjen pak pas shpalljes së armëpushimit mes dy vendeve nga presidenti amerikan Donald Trump. /rtsh/