
Irani paralajmëron aleatët e Izraelit: Nëse SHBA, Britania e Madhe dhe Franca e ndihmojnë, do godasim bazat e tyre
Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën se bazat dhe anijet e tyre në rajon do të jenë në objektivin e ushtrisë iraniane nëse ata ndihmojnë në rrëzimin e raketave të Teheranit në Izrael.
Sipas mediave mediave shtetërore të Iranit, aleatët e Izraelit nuk duhet të përfshihen në këtë përplasje
Ndërkaq, sipas ‘London Times’, Mbretëria e Bashkuar nuk u informua për sulmet me raketa të Izraelit mbi Iranin teksa situata tashmë është përkeqësuar.
Më herët, Autoriteti i aviacionit civil të Iranit deklaroi se hapësira ajrore e vendit është mbyllur “ deri në njoftimin e mëtejshëm, ” pas sulmeve të ndërsjella mes Izraelit dhe Iranit që shkëmbyen zjarr një ditë më parë.
“Asnjë fluturim nuk do të operohet në asnjë aeroport të vendit për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve … deri në njoftimin e mëtejshëm, ” thotë agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Njoftimi vjen menjëherë pasi ushtria izraelite tha se avionët e saj kanë lirinë e veprimit në qiellin e Teheranit. /rtsh/