Irani kërcënon SHBA me kundërpërgjigje, Britania: Do të ishte një gabim katastrofik

Irani kërcënon SHBA me kundërpërgjigje, Britania: Do të ishte një gabim katastrofik

Disa udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë kanë kërcënuar se do t’u përgjigjen sulmeve amerikane.

Mediat iraniane kanë publikuar një video ku shihet komandanti i përgjithshëm i Iranit, Amir Hatami, ku thotë se sa herë që SHBA-të kanë kryer “krime” kundër Iranit në të kaluarën, ata “morën një përgjigje vendimtare dhe këtë herë do të jetë e njëjta gjë”.

Ndërkohë, shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, Abdolrahim Mousavi, u shpreh se SHBA ka hapur mundësinë që forcat e tij të ndërmarrin “çdo veprim kundër trupave amerikane”.

Nga ana tjetër liderët e botës kërkojnë ulje të tensioneve dhe zgjidhjen e tyre përmes rrugëve diplomatike. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, thotë se do të ishte një gabim katastrofik për Iranin të përshkallëzonte reagimin e tij pas bombardimeve amerikane të centraleve të tij bërthamore.

“Le ta qetësojmë këtë gjë. Është koha që Irani të marrë seriozisht, të tërhiqet dhe të zbatojë programin e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së. Është e qartë se ky është një moment rreziku. Unë jam optimist, sigurisht që kjo është një kohë stresuese, por unë ende besoj se diplomacia duhet dhe mund të triumfojë”, tha Lammy. /rtsh/

Share This