Irani: Kemi të drejtë ligjore për të ndëshkuar Izraelin
Teherani zyrtar deklaroi se ka “të drejtën ligjore” për të ndëshkuar armikun e tij të betuar, Izraelin, për vrasjen në Teheran të liderit palestinez të Hamasit, Ismaïl Haniyeh.
“Ne e konsiderojmë të drejtën tonë për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial si një të drejtë të padiskutueshme”, thekoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani.
Irani, lëvizja islamike palestineze Hamas dhe aleati i tij libanez Hezbollah kanë fajësuar Izraelin për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, për të cilën Izraeli nuk ka komentuar.
Vdekja e tij erdhi disa orë pas një sulmi, këtë herë të pretenduar nga Izraeli, i cili vrau udhëheqësin ushtarak të lëvizjes libaneze, Fouad Chokr, pranë Bejrutit.
“Irani ka të drejtën ligjore të ndëshkojë Izraelin”, shtoi Kanani.
Shqetësimet po rriten për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak në Lindjen e Mesme pasi kërcënimet nga Irani dhe aleatët e tij kundër Izraelit janë shumëfishuar ditët e fundit. /atsh