
Irani hakmerret, qindra raketa në drejtim të Tel Avivit
Irani ka lëshuar qindra raketa drejt Izraelit, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Ushtria izraelite tha më herët se kishte zbuluar raketa iraniane që po lëshoheshin drejt Izraelit.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa pjesë të vendit dhe qytetarëve iu kërkua të strehoheshin.
Irani u zotua të përgjigjej ndaj sulmeve ajrore izraelite në shkallë të gjerë, të cilat ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Araghchi tha se i konsideronte si shpallje lufte.
Sulmet e Izraelit, të cilat filluan sot në mëngjes, kishin në shënjestër objektet bërthamore iraniane, komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët më të mirë, raporton rtsh.