Ipswich mposht Chelsean

Ipswich mposht Chelsean

Ipswich është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Chelsea-n.

Ipswich e ka mposhtur skuadrën londineze me rezultat 2-0, të hënën mbrëma në kuadër të Premier League-s.

Delap (12’) nga penalltia dhe Hutchinson (53’), shënuan nga një gol për fitoren e Ipswich, derisa Chelsea ia doli të dërgojë topin një herë në rrjetën e skuadrës kundërshtare përmes Felix, gol ky që u anulua nga VAR-i.

Pas kësaj fitore, Ipswich ka 15 pikë në vendin e 18-të, kurse, Chelsea renditet e katërta me 35 sosh.

Share This