Inzagi projekton Asllanin titullar, por e shqetëson reagimi i “San Siro”-s

Inzagi projekton Asllanin titullar, por e shqetëson reagimi i “San Siro”-s

Me Hakan Çalhanogulun në bokse për shkak të dëmtimit, Simone Inzagit i duhet që  të mbështetet edhe një herë në zgjedhje e dyta për të bërë formacionin që do të ndeshet me Empolin.

Sipas “Tuttosport” trajneri i Interit po mendon që të rreshtojë në fushë të njëjtën 11-she që barazoi me Bolonjën 2-2 edhe pse i druhet shumë reagimit që mund të kenë tifozët.

Sipas të përditshmes torineze Kristjan Asllani do të ishte njëri prej lojtarëve, të cilët mund të kontestohen nga publiku vendas dhe një fakt i tillë është një shqetësim si për teknikun edhe për shoqërinë zikaltër.

Share This