
Inzaghi pas fitores ndaj Feyenoord-it: E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë
Interi shënoi fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2-0 në Roterdam në ndeshjen e parë të fazës së 16-të.
Pas ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi duke folur për ‘Sky Sport’ tha se ishte një fitore e vështirë, por sipas tij, skuadrën e tij, e pret një sfidë aspak e lehtë edhe në duelin kthyes në ‘San Siro’
“Ne e dinim se do të përballeshim me një ekip të shpejtë dhe sulmues të rrezikshëm. U mbrojtëm mirë kur ishte e nevojshme dhe në pjesën e dytë u përmirësuam teknikisht”, tha ai.
“Kemi fituar ndeshjen e parë, por na pret ende ndeshja e kthimit në ‘San Siro’. Së pari kemi një ndeshje tjetër përpara, por duhet të vazhdojmë të ecim përpara në të gjitha garat”, theksoi Inzaghi.