Inzaghi pas fitores ndaj Atalantës: Ne duhet të vazhdojmë kështu

Inzaghi pas fitores ndaj Atalantës: Ne duhet të vazhdojmë kështu

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, duke folur për “DAZN”, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Atalantës.

Zikaltërit mbrëmë mundën Atalantën (4-0), duke bërë edhe një hap të madh në garën për titullin e kampionit.

“Ata ishin shumë të mirë. Në fillim Atalanta na bën presion dhe nuk na lejuan të afrohemi të goli. Me pas në gjetëm golin dhe qëlluam shtyllën. Në pjesën e dytë ne bëmë lojë të mirë dhe kjo është shenjë e shkëlqyer për progresin tonë. Ne duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Inzaghi.

Interi kryeson tabelën me 69 pikë, 12 më shumë së ndjekësi Juventus.

Share This