Inzaghi para ndeshjes me Atletico Madridin: Do të na duhet Interi i vërtetë
Simone Inzaghi rikthehet për të folur me gazetarët për ndeshjen Inter-Atletico Madrid në Champions, që do të luhet të martën në mbrëmje, në “San Siro”.
“Nesër do të jetë kënaqësi takimi me Simeonen si kundërshtarë. Ne kemi qëndruar gjithmonë në kontakt, ndër vite nuk e kemi humbur kurrë njëri-tjetrin. Ai ishte një shok i madh skuadre, ishte e qartë se ai do të bëhej një trajner i madh”.
Duhet një Inter i madh: “Ne e dimë se çfarë bëmë vitin e kaluar, kemi përjetuar disa net magjike. Do të donim ta bënim sërish, por e dimë që ka skuadra të mëdha me të njëjtën aspiratë si ne.
Do të përballemi me një kundërshtar të vështirë, të përgatitur nga Diego. Do të na duhet Interi i vërtetë”.
Atletico ka evoluar: “Të parashikosh se çfarë do të ndodhë nuk është e lehtë, në ndeshjet e fundit Atletico ka ndryshuar shumë në aspektin e qëndrimit. Po flasim për një ekip me shumë teknikë, që driblon më shumë se në të kaluarën.”
Inzaghi, “Simeone i Interit”: “A jam unë Simeone i Interit? Vështirë, e kam kuptuar me kalimin e viteve: opinionet për trajnerët dhe lojtarët ndryshojnë lehtësisht brenda njëzet ditësh. Unë kam fatin të punoj me djem të mirë. Kemi kaluar gjashtë muaj të mirë, por janë edhe tre të tjerë që do të vendosin për fatin tonë”. /SS/