
Inzaghi lavdëron Asllanin: S’kam pasur kurrë dyshime për cilësitë e tij
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar Kristjan Asllanin.
Reprezentuesi i Shqipërisë ishte titullar në fitoren e Interit në udhëtim tek Feyenoord-i (0-2), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Asllani nisi si titullar këtë takim (luajti deri në minutën e 81-të) dhe me paraqitjen e tij ka kënaqur teknikun Inzaghi, që e vlerëson në intervistën pas ndeshjes.
“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime mbi cilësitë e Asllanit. Si trajner më duhet të alternoj forcat dhe Asllani ka bërë që të mos ndihet mungesa e Calhanoglu, që rikuperoi energjitë pasi luajti në fundjavë kundër Napolit. Jemi të kënaqur me këtë sukses, por duhet të vazhdojmë të punojmë që të arrijmë objektivat”, ka thënë Inzaghi.