
Inzaghi largohet pas katër vitesh, do të shkojë në Arabi
Simone Inzaghi largohet nga Interi. Pas katër sezonesh në krye të klubit zikalër, një titull në Serinë A të fituar dhe dy finaleve të Ligës së Kampionëve të humbura, trajneri ka vendosur të pranojë ofertën arabe nga Al Hilal dhe do të fluturojë për në Riad këtë fundjavë.
Kush do të jetë trajneri i Interit në Kupën e Botës për Klube dhe sezonin e ardhshëm? Koha e pritjes dhe pasigurisë ka mbaruar, Simone Inzaghi ka pranuar ofertën nga Arabia Saudite, më konkretisht nga Al Hilal, prej rreth 25 milionë eurosh neto në sezon.
Tani për drejtuesit zikaltër është koha të kërkojnë një trajner të ri.