Inzaghi kërkon ndeshje perfekte kundër Milanit
Ish-sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi aktualisht trajner i Salernitanës, sfidën e radhës e luan pikërisht kundër skuadrës “Rossonere”.
Salernitana dhe Milan përballen sonte në kuadër të Serie A.
Dueli kundër ish-skuadrës së tij, është mundësia e fundit e tij në krye të Salernitanës, skuadër kjo ndodhet në fundin e tabelës në elitën e futbollit italian.
Inzaghi thotë se Milani është jeta e tij, por ai kërkon nga të besuarit e tij, më të mirën në duel me milanistët.
“Kuqezinjtë janë jeta ime. Por tani dua një ndeshje perfekte për ta vënë këtë Milan në vështirësi. Jemi gati”, ka thënë Inzaghi.
“Duhet të japim maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar. Skuadra është gati. Tifozët dhe presidenti meritojnë më shumë”, ka theksuar ai.