Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në skuadër
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me Cagilarin.
Kampionët në fuqi vitin 2024 e mbyllen me fitore të thellë në udhëtim tek Cagilari, duke u ngjitur në krye të tabelës në elitën e futbollit italian.
“Është një fitore e dobishme. Tani mendojmë për derbin”, ka thënë Inzaghi.
Strategu italian thotë së ndihet me fat që ka lojtar të mëdhenj në skuadrën e tij.
“Jam mjaft me fat që kam këta lojtarë të mëdhenj, në një klub të madh dhe tifozë të mëdhenj”.
“Le të lëmë pas vitin 2024 emocionues ku fituam titullin e kampionit, por tani duhet të fokusohemi të vitit 2025 dhe turneun e Superkupës që të luhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka përfunduar Inzaghi.