Inzaghi i zhgënjyer me rezultatin, jo më lojën

Inzaghi i zhgënjyer me rezultatin, jo më lojën

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin e lojës ndaj Napolit, por jo edhe më paraqitjen e të besuarve të tij.

Interi dhe Napoli ndanë pikët mbrëmë në “San Siro” (1-0), në derbin italian.

“Ka pak zhgënjim sidomos për shkak të lojës që bën djemtë kundër Napolit. Kampioni i Italisë është një ekip i shkëlqyer. Ne ishim shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë dhe një fillim të shumë të mirë në pjesëlojën e dytë”, tha Inzaghi.

“Një pakujdesi na kushtoi me barazim. Jemi të zhgënjyer për mënyrë se si shkoi loja, sepse ne ishim mirë të organizuar”, ka theksuar strategu italian.

Interi mbetet në krye të tabelës me 76 pikë të tubuara, i ndjekur nga Milani me 62 sosh.

Share This