Inzaghi i kënaqur me përparimin e Asllanit
Kristjan Asllani është aktivizuar kundër Salernitanës dhe bëri një ndeshje të mirë, duke e ndihmuar Interin të arrinte fitore me rezultat 4-0.
Ai u fut në minutën e 54-të dhe trajneri Simone Inzaghi ka folur për “DAZN” në lidhje me paraqitjen e tij.
Edhe pse e lavdëroi, ai tha se të luash te Interi nuk është njësoj si të luash te Empoli.
“Asllani? Po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë kështu. Është një lojtar që po rritet”.
“Është e qartë që të luaj me Interin nuk është si të luash me Empolin. Por është duke u rritur jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Inzaghi.
Interi me këtë fitore mori kreun e renditjes ku së bashku me Milanin kanë nga 18 pikë.