Inzaghi: Fitore shumë e rëndësishme për kualifikim

Inzaghi: Fitore shumë e rëndësishme për kualifikim

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se është i lumtur me fitoren kundër Salzburgut.

Skuadra “Nerazurre” mbrëmë mundi Salzburgun (2-1), duke bërë hapin e madh në garën për kualifikim në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Fitore shumë e rëndësishme për kualifikim. Ne po luanim kundër një ekipi të fortë. Në fillim nuk mundëm të gjenim distancën, pastaj pas epërsisë kontrolluam mirë lojën. Skuadra fitoi me meritë ndaj një ekipi që e dinim se do të na shqetësonte”, ka thënë Inzaghi.

Pas kësaj fitore, Interi është lider i Grupit shtatë pikë, dy më shumë se Real Sociedad, derisa Salzburg është e treta me sosh.

Share This