Inzaghi: Është vetëm fillimi, por luajtëm mirë

Inzaghi: Është vetëm fillimi, por luajtëm mirë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Fiorentinës.

Skuadra ‘Nerazure’ dje mposhti bindshëm prej 4-0, Fiorentinë, në kuadër të Serie A.

Tekniku italian tha se skuadra e tij, ka bërë tri ndeshje të shkëlqyer në këtë fillim të sezonit në Itali. Inzaghi thotë se është vetëm fillimi i këtij edicioni, dhe sipas tij, Interi duhet të vazhdojë më këtë formë edhe në ndeshjet vijuese.

“Kemi luajtur tri ndeshje të shkëlqyera, Djemtë kanë punuar mirë që nga 13 korriku. Duhet të vazhdojmë kështu, e dimë se është vetëm fillimi, por këto janë shenja të shkëlqyera”, tha ai.

Ai ka lavdëruar Thuram-in, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua skuadrës italiane. Thuram kundër Fiorentinës shënoi golin e parë në fanellën e Interit.

“Thuram luajti mirë. Më pëlqeu shumë në dy ndeshjet e tjera. Doja që ai të gjente golin dhe jam i lumtur që e gjeti atë”, ka theksuar Inzaghi.

Interi pas fitores kundër Fiorentinës, ngjitët në krye të tabelës me nëntë pikë të tubuara, aq sa ka edhe Milani në pozitën e dytë.

Share This