Inzaghi drejt rinovimit, kërkesat e Lautaros konsiderohen të ekzagjeruara
Ndryshimi i pronësisë ka hedhur dyshime në lidhje me të ardhmen e Interit.
Oaktree i konfirmoi Simone Inzaghit vlerësimin për punën e bërë deri tani dhe besimin për të vazhduar punën dhe në të ardhmen në drejtimin e skuadrës.
Trajneri mori miratimin edhe për rinovimin dhe dëgjoi drejtpërdrejt dëshirën për të vazhduar projektin teknik mbi bazën që drejtuesit kanë vënë në funksion prej tre sezonesh.
Por, sipas “Libero” duket se ka probleme për sa i përket rinovimit të kontratës mes Lautaro Martinez dhe Interit. sipas gazetës milaneze agjentët e sulmuesit kanë kërkuar 36 milionë euro në 3 vite, pra 12 milionë në sezon.
“Një kërkesë e pamundur” për klubin, duke qenë se zikaltërit nuk mund të shkojnë përtej 10 milionëve.