
Inzaghi: Bëmë një ndeshje të madhe, u dëmtuam në rastin e Thuram
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se të besuarit e tij bënë ndeshje të mrekullueshme ndaj Milanit, por tekniku italian mendon se skuadra e tij u dëmtua nga arbitri i ndeshjes.
Sipas Inzaghit, ka ekzistuar penalltia në rastin e Thuram.
“Djemtë ishin të mrekullueshëm. Tre shtylla dhe një penallti e bujshme ndaj Thuramit që nuk u dha. Nuk ka nevojë ta shoh përsëri, nëse e shoh përsëri është më keq”, ka thënë Inzaghi.
Ai thotë se skuadra e tij mori rezultat pozitiv përball një skuadre të fortë, sepse sipas Inzaghit, nuk është lehtë të luash kundër Milanit.
“Ne arritëm të barazojmë një ndeshje si kjo me këto episode në minutën e 93-të kundër Milanit që luajti një ndeshje të shkëlqyer. Ata janë një ekip me aftësi dhe intensitet të madh. Është e vështirë të luash me ta”, ka pohuar ai.