Inzaghi: Asllani po më bind gjithnjë e më shumë
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi sërish ka lavdëruar mesfushorin shqiptar Kristjan Asllanin.
Interi mbrëmë mundi në udhëtim Salzburgun (0-1), në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Tekniku italian pasi lavdëroi skuadrën e tij për paraqitjen ndaj skuadrës austriake, ka thurur elozhe edhe për reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë.
Inzaghi thotë se Asllani po rritet nga ndeshja në ndeshje.
“U fut mirë në lojë, po e bën gjithnjë këtë në mënyrë konstante. Doja që ai të luante pasi po rritet ndeshje pas ndeshje. Nuk është e lehtë të futesh në këtë mënyrë në ndeshje të tilla. Asllani po më bind gjithnjë e më shumë, ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Inzaghi.