Interi ‘shkel’ Napolin në “Diego Armando Maradona”
Skuadra e Interi e ka mposhtur thellë skaudrën e Interit të dielën në stadiumin “Stadio Diego Armando Maradona”.
Interi mposhti Napolin 3:0, në ndeshjen që i takoi javës së 14-t të Serie A italiane.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani kompletoi takimin, ndërsa në minutën e 73-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Hakan Çalhanoglu e shënoi golin e parë në minutën e 44-t. Në pjesën e dytë Interi realizoi edhe dy herë. Nicolo Barella shënoi për 2:0 në minutën e 61-të, kurse Marcus Thuram e shënoi golin e tretë.
Me këtë fitore Interi është kthyer në vendin e parë me 35 pikë nga 14 ndeshje. Napoli bie në vendin e pestë me 24 pikë.