Interi planifikon të ardhmen, yjet e skuadrës nuk largohen
Audero në portë, Bisseck, De Vrij dhe Darmian në mbrojtje, me Buchanan dhe Carlos Augusto në krahë, Frattesi, Asllani dhe Zielinski në mesfushë dhe dyshja Arnautovic-Taremi në sulm.
Një ekip që mund të aspirojë edhe një vend në Kupat e Evropës, por në fakt, ky është vetëm “Interi 2” për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Simone Inzaghit është përpara konkurrencës jo vetëm në renditje, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Siguria për të luajtur në Kupën e Botës për Klube në verën e vitit 2025 dhe perspektiva për të fituar të paktën 50 milionë i lejoi drejtuesit e klubit zikaltrët të planifikonin mirë të ardhmen, duke ecur përpara edhe në tregun e transferimeve të verës së ardhshme.
Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do të mbërrijnë në Milano si lojtarë të lirë, pa harruar që Tajon Buchanan erdhi nga Club Brugges në janar, një lojtar polivalent që mund të jetë i dobishme në muajt e ardhshëm pas boshllëkut në skuadër që ka ardhur si pasojë e dëmtimit të Cuadrados.