Interi ofron Dumfris për mbrojtësin anglez, United refuzon ofertën
Denzel Dumfris e ka nisur nga stoli edhe mbrëmjen e djeshme dhe duket se përveç dakordsisë për rinovimin, holandezi nuk po gjen as minutat e duhura.
Ndërkohë, diferenca mes palëve për zgjatjen e kontratës që skadon në 2025-ën është 1 milionë euro dhe askush nuk duket se do të lëshojë pe, Interi ka bërë një lëvizje surprizë.
Sipas asaj që raporton “The Sun” klubi zikaltër i ka ofruar Mançester Unitedit Dumfrisin, duke propozuar një marrëveshje shkëmbimi me Aron Uan-Bisakën.
“Djajtë e kuq” e kanë refuzuar propozimin e italianëve për 26-vjeçarin, që ashtu si Dumfris ka një kontratë e cila skadon në 2025-ën.
Anësori i djathtë anglez ka besimin e Ten Hagut, ndërkohë që numri 2 i Interit pritet të nxirret në shitje në verë nëse nuk do të gjejë akordin për rinovimin.