Interi nuk ka të ndalur, mposht edhe Genoa-n, shënon Asllani
Interi ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.
Të besuarit e Simone Inzaghit, mundën Genoa-n, me rezultat 2-1, të hënën në “San Siro” në kuadër të elitës së futbollit italian.
Skuadra “Nerazurre” edhe në duel me Genoa-n, bëri paraqitje të mirë, derisa ndeshjen e zhbllokojë futbollisti shqiptar Kristjan Asllani (30’), duke kaluar Interin në epërsi prej 1-0.
Tetë minuta më vonë Sanchez dyfishojë avantazhin e Interit në 2-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, skuadra mikë përmes Vasquez (54’), ngushtojë epërsinë në 2-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante.
Pas kësaj fitore, Interi shkon në kuotën e 72 pikëve, i ndjekur nga Juventusi me 57 sosh, kurse, Genona renditet e 12-ta me 33 pikë të tubuara.