Interi mposht Romën në derbin e madh italian

Interi mposht Romën në derbin e madh italian

Inter ka marrë pikë të plota nga përballja me Romën.

Ndeshja e të së dielës në Serie A është mbyllur me rezultat minimal 1-0.

E hendikepuar pa trajnerin Jose Mourinho të dënuar me një ndeshje për ta shikuar nga pankina dhe me Salvatore Foti në krye të shtabit teknik, skuadra e Romës ka pësuar në një ndeshje ku ka vendosur një detaj i vogël.

Pjesa e parë ka njohur përpjekje, por jo edhe gola.

Në frymë të tentativave është zhvilluar edhe pjesa e dytë, po ku mungonte konkretizimi.

Goli i vetëm në ndeshje ka ardhur nga Thuram në minutën e tetëdhjetë e një të ndeshjes. Ka qenë Dimarco ai që ka gjetur francezin i cili më pas ka realizuar.

Pas kësaj ndeshje, Inter vazhdon kryesimin në Serie A, derisa Roma gjendet vetëm në vendin e tetë.

Share This