
Interi mposht Feyennord-in, bën hapin e madh drejt çerekfinales
Interi ka bërë hapin e madh në garën për të kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Skuadra ‘Nerazure’ e ka mposhtur në udhëtim Feyenoord-in, me rezultat 0-2, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të 18-së finales së kësaj garë të madhe evropiane, transmeton RTKLive.com.
Skuadra e Simone Inzaghit, bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me skuadrën holandeze, duke fituar këtë ndeshje tejet të rëndësishme në garën për të kaluar në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Thuram (38’) dhe Martinez (50’), shënuan nga një gol për fitoren e Interit.
Zikaltërit kanë mundur të fitojnë edhe më bindshëm, por Zielinski (65’), dështojë nga pika e bardhë.
Ndërkaq, sonte do të luhen edhe tri ndeshjet tjera në kuadër të 1/8 së finales, ku do të përballen Bayern Munich-Bayer Leverkusen, Benfica-Barcelona dhe PSG-Liverpool, kjo e fundit do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.