
Interi motivon lojtarët, 10 milionë euro në rast triumfi në Champions
Interi ka siguruar një vend në finalen e madhe të këtij edicioni të Champions League, ku në 31 maj në Mynih do të përballet me francezët e PSG-së.
Klubi zikaltër ka vendosur që të shpërblejë lojtarët me një shumë të konsiderueshme në rast të një triumfi të mundshëm në sfidën finale.
Dhjetë milionë euro: kjo është shuma e shpërblimit për lojtarët e Interit në rast të fitimit të Champions League.
10 milionë, afërsisht 400 mijë euro bruto për lojtar, është shuma e asaj që është vendosur tashmë në kontratat e lojtarëve individualë, bonuset e përfshira në momentin e nënshkrimit të kontratave plus ato që klubi ka vendosur të shtojë si vlerësime të mëtejshme.