Interi me përmbysje fiton ndaj Urawa Reds

Interi me përmbysje fiton ndaj Urawa Reds

Interi ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube.

Zikaltrit triumfuan 2:1 ndaj ekipit japonez, Urawa Reds.

Ishin pikërisht japonezët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Ishte Watanabe i cili realizoi në minutën e 11-të të takimit.

E deri në fundin e ndeshjes, Interi pati probleme ta thyejë mbrojtjen kundërsihtare.

Lautaro Martinez realizoi për 1:1 në minutën e 78-të, kurse në minutën e dytë shtesë Carboni realizoi për 2:1, shkruan Express.

Me këtë fitore, Interi tani ka katër pikë dhe prin në grupin E.

Share This