Interi i së ardhmes, Zielinski dhe Taremi vishen zikaltër në verë

Interi i së ardhmes, Zielinski dhe Taremi vishen zikaltër në verë

Merkatoja e janarit mund të konsiderohet e mbyllur tek Interi. Duhej një anësor dhe erdhi Buchanan.

Mesfusha ishte e mbipopulluar dhe u largua Agoume. Mbetet në pikëpyetje e ardhmja e Sensit, por nëse mesfushori transferohet ose jo te Leicester, nuk përbën ndonjë problem për klubin zikaltër, pasi lojtarit i skadon kontrata në qershor dhe nuk është pjesë e planeve të Inzaghit (ndonëse mund të përfitohen disa milionë euro nga shitja e tij në janar).

Drejtuesit e klubit zikaltër po mendojnë për të ardhem dhe kanë mbyllur me sukses që tani dy transferime për verën e ardhshme. Zielinski dhe Taremi pritet që të bashkohen si lojtarë të lirë me Interin në fund të sezonit aktual.

Me sulmuesin iranian të Portos është arritur një dakordësi e plotë, që mund të ratifikohet pas përfundimit të Kupës së Azisë. Lojtari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare dhe do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon.

E njëjta situatë është edhe për mesfushorin polak të Napolit. Interi e ka bindur lojtarin duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare ku do të përfitojë 4.5 milionë euro plus bonuse në sezon.

Share This