Interi i Asllanit triumfon ndaj Lecces së Ramadanit e Berishës

Interi i Asllanit triumfon ndaj Lecces së Ramadanit e Berishës

Interi ka triumfuar në duel me Leccen, me rezultat 2-0, të shtunën në ‘San Siro’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Kampionët në fuqi të Italisë, ashtu siç pritej, u treguan ekip më i mirë së skuadra e Lecces, duke shënuar fitoren e parë në këtë sezon të garave.

Darmian (5’) dhe Çalhangolu (69’) nga penalltia, u përkujdesën për fitoren e skuadrës ‘Nerazzure’.

Në radhët e Interit në pjesën e dytë u aktivizua edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, derisa tek Lecce titullar ishte Ylber Ramadani, kurse, Medon Berisha u fut në lojë në fraksionin e dytë të kësaj sfidë.

Pas kësaj fitore, Interi ka katër pikë në vendin e parë, aq sa kanë edhe Parma, Udinese dhe Genoa, kurse, Lecce akoma nuk ka asnjë pikë.

Share This