Interi e nis me barazim, ndalet nga Genoa

Interi e nis me barazim, ndalet nga Genoa

Interi e ka nisur me barazim sezonin e ri në Serie A.

Kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë mundur të marrin më shumë së një barazim (2-2) ndaj Genoas, në një sfidë tejet interesante.

Vogliacco (20’), kalojë Genoan në epërsi prej 1-0. Mirëpo, dhjetë minuta më vonë Thuram barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë e lojës.

Finishi i kësaj sfidë ishte dramatik. Thuram (82’), kalojë Interin në avantazh prej 1-2, duke realizuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Dhe kur pritje se ky ballafaqim do të mbyllet me fitoren e skuadrës së Simone Inzaghit, vendasit ia dolën të barazojnë rezultatin përmes Messias (90+5’), i cili shënoi nga pika e bardh por në tentimin e dytë pasi fillimisht portieri i Interit priti goditjen e tij, raporton rtk.

Skuadra ‘Nerazzure’ e nis me barazim mbrojtjen e titullit të kampionit në Itali.

Share This