
Interi e kërkon sulmuesin danez
Klubi italian, Inter raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Manchester Unitedit, Rasmus Højlund.
Skuadra italian i ka kërkuar ‘Djajve të Kuq’ t’i caktojë çmimin sulmuesin danez, të cilin Zikaltërit synojnë ta blejnë gjatë aftait kalimtar të kësaj verë.
Sipas “Daily Mail”, klubi italian ka disa ditë që është duke biseduar me agjentin e lojtarit në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij në Serie A gjatë verës.
Ish-sulmuesi i Atalantës ka hasur në vështirësi për të gjetur formën e tij më të mirë gjatë dy sezoneve të para në Angli dhe largimi nga “Old Trafford” është i mundshëm gjatë kësaj verë.
Pas kontakteve me agjentin e lojtarit, Interi thuhet se do të kontaktojë zyrtarisht Manchester United-in për të mësuar nëse Højlund është në shitje dhe cili është çmimi i tij.
Përveç nënkampionëve të Ligës së Kampionëve, interesim për Højlund ka shfaqur edhe kampionia e Italisë, Napoli.