
Inter, oferta nga Arabia Saudite dhe Turqia për Calhanoglun
Arabia Saudite tundon Hakan Calhanoglun, por jo vetëm kaq. Ka edhe interes nga Galatasaray për yllin e mesfushës zikaltwr, të cilët, pas mbërritjes zyrtare të Leroy Sané dhe presionit mbi Victor Osimhen, duket se janë të vendosur të ndërtojnë një skuadër të vërtetë për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit Burhan Can Terzi, një ekspert i merkatos për gazetën turke Sportcell, Galatasaray është gati të bëjë gjëra të çmendura për Calhanoglun, aq sa po i ofrojnë atij një kontratë me vlerë 10 milionë në sezon.