Inter-Milan përfundoi pa shtesë, Inzaghi i tërbuar me arbitrin e katërt: “Mos jep shtesë! Mos tall b*****!”

Inter-Milan përfundoi pa shtesë, Inzaghi i tërbuar me arbitrin e katërt: “Mos jep shtesë! Mos tall b*****!”

Simone Inzaghi nuk u papërmbajtë në pankinë në fundin e ndeshjes Inter-Milan dhe u kthye në protagonist tç një episodi absurd.

Trajneri i Interit i mërzitur nga humbja e rëndë e skuadrës së tij shpërtheu ndaj arbitrit të katërt në momentin që duhej të komunikonte minutat shtesë.

Ndeshja e transmetuar nga rrjeti Mediaset ekspozoi teknikun zikaltçr, i cili me një gjuhë të ashpër u drejtua nga gjyqtari i katërt duke i kërkuar të mos jepnin minuta shtesë.

Me një reagim të shpejtë dhe me gishtin e drejtuar, Inzaghi iu afrua arbitrit Aureliano: “Nuk dua shtesë! Mos tallni byt*ën! Nuk e dua!”.

Përballë përpjekjeve të arbitrit të katërt për të qetësuar situatën, trajneri i Inter e përsëriti me zë të lartë: “Nuk e dua!”. Në ato çaste Interit largohej nga njëri prej fronteve ku po luftonte këtë sezon.

Ndeshja e parë kishte mbaruar 1-1 dhe rezultati 3-0 i maturuar gjatë duelit të kthimit frustroi tej mase Inzaghin.

Share This