Inter-Milan, derbi i Madonnina-s kthehet në derbin e debutuesve
Inter dhe Milan do të ndeshen për herë të pestë në 2023-in, por shumë ka ndryshuar nga takimi i fundit i mbajtur më 16 maj.
Merkato ka revolucionalizuar të dy skuadrat duke ndryshuar shumë në të dy anët e Naviljos.
Sot në orën 18:00 “San Siro” dhe drithërimat e derbit më të bukur të Italisë do ti shijojnë për herë të parë plot 19 lojtarë. Më poshtë do të njiheni me disa prej lojtarëve më të mirë që do të shijonë për herë të parë derbin e Madonnina-s.
Një nga pikëpyetjet e mëdha të këtij takimi është si do të sillen në fushë dhe pankinë debutuesit, të cilët janë 10 anën kuqezi të Milanos dhe 9 në atë zikaltër.
Formacioni i debutuesve 4-3-3: Jan Zomer (Inter); Huan Kuadrado (Inter), Benxhamë Pavar (Inter), Marko Pellegrino (Milan), Karlos Augusto (Inter), Ruben Loftus-Çik (Milan), Tijani Reijnders (Milan), Davide Fratezi (Inter), Samuel Çukueze (Milan), Markus Turam (Inter), Kristian Pulisiç (Milan)
Zëvendësuesit: Emile Audero (Portier-Inter), Marko Sportielo (Portier-Milan), Jan Bisek (Mbrojtës-Inter), Davi Klaasen (Mesfushor-Inter), Junus Musah (Mesfushor-Milan), Luka Romero (Sulmues krahu-Milan), Noah Okafor (Sulmues-Milan), Luka Joviç (Sulmues-Milan)