Inter Miami, Messi-Suarez në debutim, ja si shkoi e para

Inter Miami, Messi-Suarez në debutim, ja si shkoi e para

Së bashku përsëri. Messi dhe Suarez debutuan në ndeshjen miqësore që Inter Miami luajti kundër një përzgjedhjeje nga El Salvador.

Dy ish-lojtarët e Barcelonës filluan provën dhe luajtën një pjesë përpara se të zëvendësoheshin. E para e çiftit të artë nuk shkoi shumë mire, ndeshja, në fakt, përfundoi 0-0. Duhet theksuar se Messi pati një shans por gjeti përgjigjen e portierit kundërshtar.

Pra, Inter Miami fillon turneun e parë ndërkombëtar në historinë e tij, i cili ka 38 mijë kilometra për të udhëtuar në agjendë me ndeshjet në Arabinë Saudite, Hong Kong dhe Japoni.

Pritja është e madhe sidomos për ndeshjen miqësore që do të përballë Messin kundër Cristiano Ronaldos.

Share This