“Inter i shpifur”, shpërthen Cassano: Kështu humbën 12 ndeshje vjet
Sassuolo përmbysi Interin në “San Siro” falë golave të Nedim Bajramit dhe Domenico Berardit, duke u shkaktuar zikaltërve të Simone Inzaghit humbjen e parë sezonale.
Interi vuajti në pjesën e dytë kundër skuadrës së Dionisit. Performanca ishte negative dhe lojtarët janë përballur me kritika të forta. Edhe nga Antonio Cassano, i njohur si një tifoz i zjarrtë i Interit.
“Interi është skuadra ime e zemrës, skuadra që kam mbështetur që fëmijë. Kur pata mundësinë, dhe kisha vetëm 1% mundësi të ikja tek Interi, bëra një katastrofë te Milani për të shkuar tek Interi. Është skuadra që unë mbështes dhe e ndjek gjithmonë me dashuri”.
Por, përballja e fundit me Sassuolon i ka lënë një shije të hidhur Cassanos, i cili u shpreh: “Shpresoj të ketë qenë thjesht një incident…
Interi luajti një ndeshje të tmerrshme, të shëmtuar. E meritoi humbjen. Zikaltrit kanë humbur gjatë sezonit të kaluar nja 12 ndeshje kështu në kampionat”.
Interi kryeson Serie A bashkë me Milanin, me nga 15 pikë. Nënkampionët e Europës luajnë sonte në transfertë kundër Salernitanës. Duel që vjen në SuperSport 2 (20:45).