Inter, gati kontrata e re për Lautaron
Klubi italian Inter, raportohet se ka bërë gati kontratën e re për yllin e tyre, Lautaro Martinez.
Sulmuesi argjentinas po bën një sezon të madh me skuadrën e Simone Inzaghit.
Sipas medieve italiane, Interi i ka ofruar kampionit të botës me Argjentinën, kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërkaq, Martinez do të përfitojë mbi tetë milionë euro në vit.
“Inter i ofron rinovimin e kontratës Lautaro Martinez deri në vitin 2028. Sulmuesi më kontratën e re do të fitoj mbi 8 milionë euro në sezon”, shkruajnë mediet italiane.
Ndryshe, reprezentuesi i Argjentinës është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha evropiane, por siç raportohet, lojtari shumë shpejtë do të firmos kontratën e re me Interin.