Inter eleminohet nga Kupa e Italisë, mediat “turpërojnë” Asllanin
Inter eleminohet në 1/8-tat e Kupës së Italisë, ndërsa u mund nga Bologna me përmbysje me rezultatin 1-2.
Simone Inzaghi vendosi të bëjë rotacion në fushë, duke hedhur nga minuta e parë Kristjan Asllanin në vend të Hakan Calhanoglu-s.
Mesfushori i Kombëtares ndau repartin e mesfushës me Fratessin e Klassen. 82 minuta lojë për 21-vjeçarin, që në fakt nuk arriti dot të merrte rolin e protagonistit.
“Calciomercato” e ka vlerësuar me notën 5, paraqitjen e shqiptarit: “Ndonjëherë kërkon të ketë shpirtin e Veron, por nuk është i tillë. Ka rritje në pjesën e dytë, i shërben Arnautoviç në qendër të zonës dhe rikuperon topin nga Aebisher. Gjithmonë nën pritshmëri, prej dy vitesh.
Nota 5 edhe nga ana e Eurosport: Për fat të keq mesfushori shqiptar ende nuk ka arritur të bind Inzaghin dhe në këtë përballje e kuptuam pse. Bëri shumë pak në mbulim, kishte pak dëshirë për t’u dukur në fazën e posedimit”, shkruhej për Asllanin.
Ndërkohë portali ViSport ka treguar më tepër tolerancë duke i vendosur notën gjashtë: “Shumë proaktiv në pjesën e parë, luan mirë në fazën mbrojtëse, por bie në fraksionin e dytë”. Shkruhej për Kristjan Asllanin.