Inter-Benfika, zikaltrit i tremben rikthimit të Di Marias
Për Interin mbrëmjen e sotme nuk do të jetë e vështirë që të dallojë “armikun” numër një…
Nënkampionët e Europës presin në “San Siro”, Benfikën e Angel Di Marias.
Mëngjërashi ka rigjetur vetveten me rikthimin në “shtëpi” dhe në këtë fillim sezoni u ka dhënë të drejtë drejtuesve të Benfikës për vendimin që morën gjatë merkatos verore.
“EL Fideo” ka qenë protagonist me Benfikën në Portugali ku falë magjive të tij “Shqiponjat” kanë mundur dy herë Porton. Ai ka gjetur rrugën e golit plot katër ndeshje radhazi. Goli i fundit ishte më i rëndësishmi pasi ndihmoi Benfikën të mposhte rivalët e urryer të Portos. Të njëjtën gjë Di Maria kishte bërë edhe në Superkupë ku falë magjive të tij Benfika i mori trofeun e parë sezonal bardhebluve.
Statistikat e Di Marias në kampionat:
Boavista-Benfika 3-2 (1 gol, 54′)
Benfika-Estreja 2-0 (90′)
Zhil Visente-Benfika 2-3 (1 gol, 90′)
Benfika-Vitoria Gimaraesh 4-0 (1 gol, 2 asist, 90′)
Vizela-Benfika 1-2 (1 gol, 87′)
Portimoense-Benfika 1-3 (mungoi)
Benfika-Porto 1-0 (1 gol, 86′)
Në total:
6 partite, 5 gol e 2 assist
497’ të luajtura në kampionat, ka shënuar një gol në 99’
Në Kupa:
1 presencë (90′) e 1 gol në Superkupë
1 presencë (72′) e 0 gol në Champions