Inter-Benfica, Inzaghi pret ndeshje intensive
Inter i Milanos pret nesër në mbërmje Benfikën me fitoren si synim të vetëm, pas barazimit 1-1 me Real Sociedad në takimin e parë.
Përballë do të ketë një kundërshtar të motivuar pas humbjes në shtëpi me Salzburgun. Trajneri Simone Inzagi pret ndeshje tepër intensive.
“Do të jetë ndeshje impenjative. Do të ndeshemi me një skuadër që luan me intensitet të lartë. Ashtu si Interi, i ka fituar të gjitha ndeshjes përveç njërës, ka fituar superkupën, ka të njëjtin trajner dhe të njëjtat parime loje. Takimin e parë në Champions e humbi, por që shumë herët me 10 lojtarë, e gjithsesi e meritonte një tjetër rezultat”.
Inter dhe Benfika u ndeshën sezonin e kaluar në gjysmëfinale, ku italianët fituan. Megjithatë Inzaghi nuk e sheh si punë të kryer edhe për sezonin e ri.
“Benfica është skuadër e madhe. Kanë marrë një portier të ri, dy mesfushorë të ndryshëm, kanë Di Marian dhe një qendërsulmues të ri. Kanë diçka që ofron cilësi të ndryshme krahasuar me vitin e kaluar. Por parimet janë të njëjtat. Ne duhet të zhvillojmë një ndeshje tepër intensive”.