Inter-Barcelona, drama shkon në vazhdime

Inter-Barcelona, drama shkon në vazhdime

Edhe në Milano si në Barcelonë: Inter dhe Barcelona e kanë mbyllur ndeshjen baras 3-3 duke e çuar përballjen në vazhdime.

Skuadra italiane e ka nisur ndeshjen më mirë, duke shënuar që në minutën e 21-të me Lautaro Martinez, ndërsa Hakan Calhanoglu ka realizuar për rezultatin 2-0 nga penalltia nga fundi i pjesës së parë.

Por Barcelona, e drejtuar nga Hansi Flick, ka reaguar në pjesën e dytë. Fillimsiht Eric Garcia e ka ngushtuar rezultatin në minutën e 54-t dhe më pas Dani Olmo ka barazuar në 2-2 në minutën e 60-të.

Kur është dukur se katalanasit do të siguronin fitoren falë golit të Raphinha në minutën e 88-të për 2-3, Francesco Acerbi e ka barazuar rezultatin për Inter në minutën 90+3’, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Pas dy ndeshjeve me gola dhe emocione të shumta, 6-6 rezultati agregat, fituesi i kësaj gjysmëfinaleje ende nuk është vendosur. Kësisoji tridhjetë minutat e vazhdimeve do të përcaktojnë se kush do të përballet në finale me fituesin e përballjes PSG – Arsenal.

Share This