Inter-Atletico Madrid, Zanetti: Do të jenë dy ndeshje të bukura

Inter-Atletico Madrid, Zanetti: Do të jenë dy ndeshje të bukura

Inter-Atletico Madrid, është një nga duelet më të forta që do të luhet në kuadër të 16-të së finales në Ligën e Kampionëve.

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur pas shorit të tërhequr në Nyon të Zvicrës, ku ziklatërit do të ballafaqohen me skuadrën e madhe spanjolle, Atletico Madrid.

Zanetti e mendon të vështirë përballjen me Atletico Madridin. Sipas tij, do të jenë dy ndeshje të forta mes Interit dhe Atleticos.

“Atletico është një skuadër e vështirë për t’u përballur. E njoh shumë mirë Simeonen, ka qenë shoku im në fushë dhe është një mik. Do të jenë dy ndeshje të bukura, mes dy skuadrave të mëdha. E dinim që do të ishte një short i vështirë, pasi mbyllëm grupin në vendin e dytë. Kemi shumë respekt për Atletico Madrid, e njoh historinë e këtij klubi. Me siguri që do të jenë një kundërshtar i vështirë për t’u mundur, por ne jemi në gjendje që të zhvillojmë dy ndeshje të mëdha”, ka thënë Zanetti.

Sipas tij, të dy skuadrat kanë lojtarë të mëdhenj të cilat do të sjellinë dy sfidat të interesante.

Share This