Inter – Atletico Madrid, formacionet
Inter-Atletico Madrid është sfida kryesore e 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Zikaltërit dhe madrilenët do të ndeshen sonte në “San Siro”, në një duel që pritet të jetë i zjarrtë.
Interi nuk do të mund të llogarisë në Juan Cuadrado dhe Francesco Acerbi, plus Stefano Sensi i cili nuk është përfshirë në listën e “Nerazzurrëve” të UEFA-s.
Trajneri Simone Inzaghi nuk do ta ndryshojë mbrojtjen e tij me tre lojtarë, duke filluar me Benjamin Pavard, Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni para Yann Sommer, si në fitoren e tyre 4-0 ndaj Salernitanas të premten. Ndërsa Darmian dhe Dimarco rikthehen në formacionin startues, duke zëvendësuar Denzel Dumfries dhe Carlos Augusto, por mesfushorët dhe sulmuesit qendrorë nuk do të ndryshojnë, me Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez që startojnë nga minuta e parë.
Ndërkaq, homologu i Inzaghit, Diego Simeone nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Thomas Lemar dhe Cesar Azpilicueta, derisa Alvaro Morata rikthehet në skuadër pas lëndimit të pësuar ditë më parë, megjithëse, nuk dihet se nëse spanjolli do të zbresë sonte në fushën e blertë.
Inter-Atletico Madrid, formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.
Atletico Madrid (5-3-2): Oblak; Reinildo, Hermoso, Witsel, Gimenez, Molina; Saul, Koke, De Paul; Griezmann, Llorente.