
Inter, Asllani është “çelësi” për të blerë Castron
Interi synon Santiago Castron. Interesimi i klubit zikaltër për sulmuesin argjentinas tashmë është i njohur, me Interin që sheh “Toriton” si përforcimin perfekt për repartin ofensiv.
Pengesë është vlerësimi i Bolonjës për 20-vjeçarin: pasi kartoni i tij vlen plot 40 milionë euro. Një shifër e lartë për zikaltërit, të cilët sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, në përpjekje për të ulur kërkesat e kuqebluve mund të përfshijnë Kristjan Asllanin në marrëveshje: shqiptari vlerësohet shumë nga dyshja Italiano-Sartori dhe mund të përfshihet në operacion.
Bolonja dhe Interi do të duhet gjithashtu të diskutojnë situatën e lidhur me Giovanni Fabbian: zikaltërit mburren me një klauzolë rimbursimi prej 12 milionë për lojtarin dhe ai gjithashtu mund të jetë pjesë e marrëveshjes së Kastros në një farë mënyre.