Infantino reagon për dhunën e shkaktuar në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahçe  

Infantino reagon për dhunën e shkaktuar në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahçe  

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka reaguar për dhunën e shkaktuar në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahçe.

Në “Papara Park” ndeshja mes ekipit vendas dhe Fenerbahçes u mbyll me skena të turpshme.

Dhuna shpërtheu kur lojtarët e Fenerbahçes nisen të festojnë fitoren.

“Dhuna që ndodhi pas ndeshjes së Superligës turke të luajtur midis Trabzonspor dhe Fenerbahçe është absolutisht e papranueshme. Këto nuk kanë vend brenda apo jashtë fushës, në sportin tonë apo në shoqërinë tonë. E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri, në futboll, pa përjashtim”, ka thënë Infantino.

Share This